E Diel, 1 Nëntor 2026

Çeki, humbin jetën 7 persona nga alkoli toksik

Përzierja Vodka me menatol toksik i ka shkaktuar vdekjen edhe katër personave te tjerë ne Republikën Çeke, duke çuar në shtatë numrin e viktimave mga helmimi më i keq në vend në tri dekadat e fundit. Raportohet se 22 persona të tjerë janë shtruar në spital, dhe disa nga ta janë në gjendje kritike.

Kryeministri Petër Neças e quajti situatën “shumë serioze” dhe tha se iu ka kërkuar Ministrave të tij të Shëndetit, Bujqësisë dhe Ministrit të Brendshëm që ta informojnë në lidhje me hapat që kanë ndërmarrë për të parandaluar dëmet e mëtejshme shëndetësore të qytetarëve. Ndërsa forcat e policisë kanë prangosur një 36-vjeçar si përgjegjës për vdekjet. Autoritetet kanë nisur një kontroll mbarëkombëtar në restorante, bare, dyqanet e pijeve dhe në tregjet në rrugë në një përpjekje për të zbuluar origjinën e alkoolit të kontaminuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›