E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Baze”, reagon PS

Tiranë -Partia Socialiste ka reaguar sot lidhur me djegien një natë më parë të makinës së gazetarit të njohur Mero Baze. Kryetari i PS-së, për Tiranën Besnik Bare tha se është një zhvillim dramatik në kuadrin e përplasjes së hapur mes Kryeministrit Berisha dhe njërit prej denoncuesve më të mëdhenj të korrupsionit qeveritar e të aferave të zeza të oborrit kryeministror.

“Sali Berisha duhet, jo vetëm ta dënojë publikisht këtë akt dhune, por edhe të gjejë zjarrvënësit, nëse nuk do që hija e rëndë e dyshimit të mbetet mbi të dhe nëse ky krim nuk është përshkallëzim brutal i vendimit të turpshëm të Sali Berishës për të nxjerrë gazetën e Mero Bazes nga godina ku prodhohet”-theksoi Bare për mediat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›