Turqi,protesta pro laicitetit
Rreth 100 mije turq, zhvilluan nje manifestim gjigand diten e sotme ne qytetin e Ankarase ne mbeshtetje te laicitetit dhe kunder arrestimeve te fundit te ish ushtarakeve dhe akademikeve.Turqia eshte laike dhe do te mbetet laike, therrisnin manifestuesit qe ishin mbledhur ne qender te qytetit, nen mbikeqyrjen e mijerave policeve. Manifestimi u organizua nga Shoqata e Mendimit Kemalist, organizate qe mbron traditen e Mustafa Kemal Ataturkut , themeluesi i shtetit turk modern dhe laik. Keto manifestime ne mase jane organizuar qe prej vitit 2007 per te protestuar kunder Partise per Drejtesi dhe Zhvillim te udhehequr nga kryeministri Rexhep Taip Erdoan, duke e akuzuar ate se po tenton te islamizoje shtetin.