E.Coli prek restorantet edhe 17 te prekur ne Gjermani

Edhe 17 vetë të tjerë janë prekur nga Esheria Coli pasi konsumuan ushqim në një restorant të qytetit Lybek, në veri të Gjermanisë. Pronari i dyqanit është shprehur me dhembje për këtë fakt që e quan dhe një goditje për biznesin e tij.
Joachim Berger tha për Reuters se ai ishte habitur që një grup zyrtarësh të tatim taksave ishin sëmurur pasi kishin ngrënë në “Kartoffel-Keller” më 13 maj, dhe shtoi se asnjë nga personeli i tij nuk është sëmurë, ndonëse hanë çdo ditë në ambjentet e restorantit.
Rezultatet e analizave të ekspertëve pritet të dalin të hënën ndërsa ndër restorantet e dyshimta është edhe një tjetër në zonë.
Esheria Coli, po vazhdon të përhapet më tej. Brenda dy ditësh, numri i të infektuarve u rrit me 200 vetë, duke tejkaluar shifrën e 1800 të prekur. Numri i rasteve me komplikacione të rënda është rritur në 570 vetë.