Twilight – 7 ‘Mjedra të arta’

Nuk ka qenë një vit i mirë për Robert Pattinson. Fillimisht atë e tradhëtoi e dashura, Kristen Stewart ndërsa kryeprotagonisti i sagës Twilight, tash fitoi edhe si aktori në filmin më të keq.
Në edicionin e 33-të, të ndarjes së çmimeve “Mjedra e artë” për dështimet në kinematografi, saga Twilight ‘fitoj’ 7 çmime. Historia me vampir, u shpall si filmi më i keq i vitit, ekranizimi dhe vazhdimi më i keq. Edhe aktori Taylor Launter, u shpall si aktori mbështetës më i keq.
Pa çmim nuk mbeti as Rihanna. Ylli i hitit Diamonds, fitoi si aktorja mbështetëse më e keqe, në filmin Battleship./Indeksonline/