E Diel, 1 Nëntor 2026

Twitter vjen me risi, së shpejti me funksione si WhatsApp për telefonata dhe video-call

Twitter vjen me risi, së shpejti me funksione si WhatsApp për

Twitter do të vijë tani me një tjetër risi për përdoruesit e rrjetit social. Këtë e ka konfirmuar CEO i Twitter, Elon Musk.

“Së shpejti do të ketë biseda me zë dhe video për këdo në këtë platformë, kështu që ju mund të flisni me njerëzit kudo në botë pa u dhënë atyre numrin tuaj të telefonit”, tha ai.

Lëvijza vjen pasi Musk, i cili bleu Twitter gjashtë muaj më parë, kërkon mënyra të reja për ta popullarizuar edhe më tepër platformën sociale.

“Dërgimi i DM-ve të koduara [mesazheve direkte] V1.0 duhet të ndodhë nesër. Kjo do të rritet me shpejtësi në sofistikim”, tha ai.

Shtimi i thirrjeve dhe mesazheve mund të lejojë Twitter të konkurrojë me Meta të Mark Zuckerberg, i cili ka në pronësi Facebook, Messenger dhe Whatsapp.

Miliarda njerëz në mbarë botën i përdorin këto platforma për të komunikuar me miqtë dhe familjet e tyre.

Ndërkohë që Twitter, raportoi korrikun e kaluar se kishte 238 milionë përdorues në një ditë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›