U vra duke raportuar nga Ukraina, nisin hetimet për vdekjen e gazetarit të AFP
Prokuroria franceze ka nisur një hetim për vdekjen e gazetarit të agjencisë franceze të lajmeve ‘AFP’, Arman Soldin, i cili u vra teksa raportontenë Ukrainë. Nisjen e hetimeve e konfirmoi të mërkurën, prokuroria në Francë.
32 vjeçari Soldin vdiq kur ai dhe kolegët e tij të AFP-së u sulmuan nga raketat më 9 maj, teksa ishin me trupat ukrainase në rajonin e Donbasit në Ukrainë.
Hetimi francez do të trajtohet nga njësi hetimore e specializuar në hetimin e krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të urrejtjes, si dhe do të kërkojë të përcaktojë rrethanat e sakta të vdekjes së Soldin, thanë prokurorët francezë.
Vdekja e tij e çon në të paktën 11 numrin e gazetarëve, stafit ndihmës apo shoferëve të ekipeve mediatike të vrarë që kur Rusia filloi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
