Tymoshenko shtrohet në spital

Shumë mbështetës të saj ishin mbledhur para spitalit duke thërritur: Lironi Yulian!
Sipas BBC, ish-kryeministrja është shoqëruar në spital nga shumë policë. Tymoshenko sapo ka dalë nga një grevë urie 19-ditore, në shenjë proteste ndaj keqtrajtimit që i kanë bërë rojet e burgut.
Këta të fundit hodhën poshtë çdo akuzë. Përkrahësit e saj publikuan disa foto të udhëheqëses së opozitës ukrainase me njolla në trup. E bija e saj, Jevgenia, tha se e ëma ka humbur 10 kilogramë gjatë këtyre ditëve.
Yulia Tymoshenko u dënua me shtatë vjet burg në tetor e akuzuar për abuzim detyre, gjatë kohës kur ishte kryeministre e Ukrainës. Si Bashkimi Europian, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar gjyqin kundër saj si të motivuar politikisht, duke kërkuar lirimin e saj të shpejtë.