E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toure do rikthehej te Barcelona

Yaya Toure ka pranuar se do të ishte e shkëlqyeshme nëse ai do të mund të kthehej të Barcelona dhe të vazhdonte karrierën.

“Do të dëshiroja shumë që të kthehem të Barcelona. Nëse ata më thërrasin mua, nuk do të mendoja dy herë. E dua Cityn, por Barcelona ka qenë klubi më i rëndësishëm për mua. E dua Barcelonën”, tha Toure për radion katalunase RACI.

Ai po ashtu ka thënë se Tito Vilanova do të vazhdojë me sukses punën e Guardiolas i cili do të largohet në fund të edicionit edhe pse një vendim i tillë i është dukur shumë i çuditshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›