E Diel, 1 Nëntor 2026

U-19, sot drejt San MarinosNdeshja e parë e Shqipërisë U-19 është ajo kundër Italisë së kësaj moshe, të programuar më 13 nëntor (14:30), gjykon hungarezi Sandor Szabo.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Ramadan Ndreu u nis sot drejt San Marinos ku do të marrë pjesë në eliminatoret e Kampionatit Europian U-19, Grupi 1, së bashku edhe me Italinë, Irlandën dhe San Marinon. Ndeshjet do te zhvillohen nga data 13-18 nëntor 2009 në San Marino.

Bashkë me skuadrën udhëtoi edhe talenti shkodran, sulmuesi Bekim Bala. Por me grupin do të jetë edhe mbrojtësi Andi Corri i Milanit.

Ndeshja e parë e Shqipërisë U-19 është ajo kundër Italisë së kësaj moshe, të programuar më 13 nëntor (14:30), gjykon hungarezi Sandor Szabo.

Ndeshja e dytë është ajo kundër Irlandës (15.11, 14:30, gjyqtar Sandor Szabo.) dhe e fundit ajo me San Marinon (18.11, 15:00, gjyqtar Gediminas Mazeika, Lituani).

52 ekipe marrin pjesë në këto eliminatore të ndara në 13 grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e vendeve të para të çdo grupi, plus dy vendet e treta më të mira të grupeve do të kalojnë më tej në fazën tjetër eliminatore, të quajtur Elite Raund.

Në katër ndeshjet e fundit miqësore me Qipron, Kombëtarja U-19  pati këtë bilanc: 1 fitore, 3 barazime, 0 humbje. Golat: 5-3

NDESHJET E SHQIPËRISË
13.11.2009    Itali-Shqipëri (14:30)
15.11.2009 Irlandë- Shqipëri (14:30)
18.11.2009 Shqipëri-San Marino (15:00)

Numri i klikimeve - 576
  E Merkure, 11 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›