Bizhdili: Shiten për 2 mijë euro"Gjyqtaret nuk mund të gënjehen nga dy apo tri mijë euro që marrin, duke na prishur investime prej 600-700 mijë euro në sezon, kjo është e patoluereshme", - citohet Bizhdili nga gazeta sportive shqiptare “Sport Ekspres

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Sipas gazetës sportive shqiptare “Sport Ekspres”, presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, akuzoi gjyqtarët se “shiten për dy mijë euro”. “Ata nuk mund të gënjehen nga dy apo tri mijë euro që marrin, duke na prishur investime prej 600-700 mijë euro në sezon, kjo është e patoluereshme. Nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë”, - citohet Bizhdili nga gazeta sportive shqiptare “Sport Ekspres”.
“Në rastin e Jarecit për ndeshjen kundër Dinamos, e pranuan të gjithë, e pranoi presidenti i FSHF-së, Duka, shefi i garave, Shulku, trajneri i Dinamos, Muça, që na vodhën në ndeshjen e fundit. Pres që Federata ta ndërhyjë fort ndaj këtij gjyqtari. Në radhë të parë, t’i hiqet stema e FIFA-s e më pas t’i jepet një vendim i rëndë”, - citohet Bizhdili nga gazeta sportive shqiptare “Sport Ekspres”.
Numri i klikimeve - 569
E Merkure, 11 Nentor 2009