Jareci: Gabova, ishte penalltiGjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci, e pranoi se kishte gabuar në mosdhënien e penalltisë në minutat e fundit të supersfidës Besa-Dinamo (0-1, java 10).

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Sipas gazetës sportive shqiptare “Sporti Shqiptar”, gjyqtari ndërkombëtar Sokol Jareci, e pranoi se kishte gabuar në mosdhënien e penalltisë në minutat e fundit të supersfidës Besa-Dinamo (0-1, java 10).
“Dëshiroj që t’i drejtohem opinionit publik dhe atij kavajas, duke i kërkuar sinqerisht ndjesë publike për vendimin tim të munguar përsa i përket rastit të fundit të ndeshjes në mosdhënien e 11-metërshit. Kjo ka ardhur në pamundësi të plotë të rrezes së shikimit, në çastin e kontaktit ndaj futbollistit kavajas”, - thuhet në deklaratën e gjyqtarit shqiptar të FIFA-s.
Numri i klikimeve - 566
E Merkure, 11 Nentor 2009