U DH Ë Z I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË UDHËZIMIN NR.1, DATË 13.6.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR STRUKTURËN E RENDITJES SË PUNËVE NË SHËRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINË PËRKATËSE DHE PËRSHKRIMIN PËRGJITHËSUES TË ROLIT TË SEKRETARIT TË PËRGJI
U DH ë Z I M
PëR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në UDHëZIMIN NR.1, DATë 13.6.2000, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR STRUKTURëN E RENDITJES Së PUNëVE Në SHëRBIMIN CIVIL, METODOLOGJINë PëRKATëSE DHE PëRSHKRIMIN PëRGJITHëSUES Të ROLIT Të SEKRETARIT Të PëRGJITHSHëM Në KëTë SHëRBIM”, Të NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në udhëzimin nr.1, datë 13.6.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në fund të titullit “Klasa I – nëpunës civilë të nivelit të lartë drejtues”, të aneksit nr.2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 19, 21 e 22, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.
2. Në fund të titullit “Klasa II – nëpunës civilë të nivelit të mesëm drejtues”, të aneksit nr. 2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 16 e 18, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.
3. Në titullin “Klasa III – nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtues”, të aneksit nr.2, të bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në këtë klasë përfshihen shkallët: 12, 13 dhe 14”.
b) Në fund të titullit “Klasa III – nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtues”, të aneksit nr.2, shtohet një pragraf, me këtë përmbajtje:
“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 13 e 14, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të dytë” (DND), ose “Diplomë të integruar të nivelit të dytë” (DIND), ose diploma të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, ndërsa nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallës 12, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të parë” (DNP), ose diploma të barazvleshme me këtë diplomë, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, së bashku me një diplomë ”Master të nivelit të parë” (MNP).”.
c) Në fund të titullit ”Klasa IV – nëpunës civilë të nivelit ekzekutues”, të aneksit nr.2, të shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Nëpunësit e emëruar në pozicionet, që i përkasin shkallëve 8 e 10, duhet të kenë të paktën një “Diplomë të nivelit të parë” (DNP), ose diplomë të barazvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.”.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010