E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS RRAJCË, TË QARKUT TË ELBASANIT

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E LISTëS PARAPRAKE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS RRAJCë, Të QARKUT Të ELBASANIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Rrajcë, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Rrajcë, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.924, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në komunën Rrajcë, të qarkut të Elbasanit ”.

2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe komuna Rrajcë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


KRYEMINISTRI

SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›