E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË KOMUNËS NIKËL, TË QARKUT TË DURRËSIT

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të KOMUNëS NIKëL, Të QARKUT Të DURRëSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit territorial dhe administrativ të komunës Nikël, të qarkut të Durrësit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista e inventarit me 101 (njëqind e një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 541 ( pesëqind e dyzet e një).

2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Nikël për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


17/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›