E Martë, 3 Nëntor 2026

U arratis gjatë kthimit për në SHBA, Koreja e Veriut konfirmon mbajtjen në paraburgim të ushtarit amerikan

Koreja e Veriut ka konfirmuar paraburgimin e ushtarit amerikan Travis King, në përgjigjen e saj të parë ndaj kërkesave për informacion mbi vendndodhjen e tij. Ushtari ​​23-vjeçar kaloi kufirin nga Koreja e Jugut më 18 korrik, ndërsa ishte në një turne udhërrëfyes.

Informacioni është bërë publik nga Komanda e OKB-së, e cila kontrollon Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), që ndan dy Koretë dhe është një nga zonat më të fortifikuara në botë.

Para se të kalonte kufirin, King qëndroi dy muaj në paraburgim në Korenë e Jugut për akuzat për sulm, ndërsa u lirua më 10 korrik.

Ai duhej të kthehej në SHBA për t’u përballur me procedimet disiplinore, por arriti të largohej nga aeroporti dhe t’i bashkohej turneut udhërrëfyes.

Duke qenë se SHBA-ja dhe Koreja e Veriut nuk kanë marrëdhënie diplomatike, ambasada suedeze në Phenian po tenton të negociojë në emër të SHBA-së për lirimin e King.

Ai besohet të jetë i vetmi qytetar amerikan aktualisht në paraburgim në Korenë e Veriut./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›