E Martë, 3 Nëntor 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni padit këngëtarin Placebo për shpifje

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka paditur këngëtarin e Placebo-s, Brian Molko për shpifje pasi ai e quajti atë “fashiste dhe raciste” gjatë një koncerti në Torino muajin e kaluar.

Prokurorët në Torino hapën një hetim për “shpifje të institucioneve publike” kundër këngëtarit Placebo menjëherë pas përfundimit te koncertit.

Giorgia Meloni nuk ka reaguar publikisht për këtë çështje por videot nga koncerti i Placebo-s të postuara në mediat sociale tregojnë këngëtarin duke bërtitur një shprehje për kryeministren me fjalët “fashist, racist” në italisht.

Sipas ligjit italian, disa raste shpifje mund të jenë penale dhe të kenë një dënim me burg./BBC/

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›