U arrestuan dita e dytë të protestës, Gjykata lë në burg 3 protestues, dy të tjerë me detyrim paraqitje

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës.
Për pesë prej protestuesve, gjykata ka marrë vendimin për masat e sigurisë. Dy prej tyre janë lënë me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa për tre të tjerët është caktuar masa “arrest në burg” për një periudhë prej 21 ditësh.
Seancat po zhvillohen nën drejtimin e gjyqtares Vjollca Spahiu.
/vizionplus.tv