E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U betua si kryeministre e Italisë, Meloni falenderon Ramën: Do kultivojmë bashkëpunimin strategjik

Kryeministrja e sapo mandatuar e Italisë, Giorgia Meloni ka falënderuar Kryeministrin Edi Rama pas urimit që kreu i qeverisë i bëri në rrjetin social Twitter. Meloni shkruan se lidhja mes Shqipërisë dhe Italinë është historikë ndërsa premton për ruajtjen e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

“Faleminderit@ediramaal. Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje historike dhe një bashkëpunim strategjik që ne dëshirojmë ta ruajmë dhe kultivojmë. Paçim fat!”, shkruan Meloni në rrjetin social Twitter.

Një ditë më parë (22 tetor) kryeministri Rama uroi Giorgia Melonin duke i uruar fat në detyrën e re ndërsa më tej vuri theksin te marrëdhëniet vëllazërore mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Urime gruas së parë e zgjedhur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat Giorgia Meloni”, shkruante Rama në Twitter.

Giorgia Meloni u betua dje si kryeministre e Italisë para presidentit të Italisë, Sergio Mattarella. Para presidentit u betuan dhe ministrat e qeverisë së re. Pas kësaj ceremonie, qeveria do të kërkoj besimin e parlamentit të martën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›