E Diel, 1 Nëntor 2026

U bllokua nga protestuesit, lirohet segmenti para Kryeministrisë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është rikthyer në normalitet, pas bllokimit nga protestuesit e vendosur para selisë së Kryeministrisë.

Prej ditës së shtunë një grup protestuesish vijuan qëndrimin edhe gjatë natës para godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm për kryeqytetin.

Pas thirrjes së Policisë, protestuesit u larguan nga rruga duke u zhvendosur në trotuar, ku edhe kanë vendosur edhe çadra mbrojtëse nga dielli.

Prej 22 ditësh qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile po protestojnë në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec.

Protestuesit para Kryeministrisë, Foto; Andrin Hoxha 1 nga 5

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›