“U bojkotua masivisht nga shqiptarët në zgjedhje”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Largimi yt është çlirim dhe frymëmarrje
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Alibeaj ka marrë 220 mijë euro nga Edi Rama për të dëmtuar opozitën.
Alibeaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se edhe pse Berisha u bojkotua nga demokratët dhe shqiptarët, vijon të hedhë llum dhe baltë.
Ndër të tjera ai thotë se dha dorëheqje nga PD për të mirën e demokratëve, ndërsa sipas tij, Berisha duhet të japë dorëheqje që PD të çlirohet dhe marrë frymë.
“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt!
Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij.
Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka.
Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..” shkruan Alibeaj ndër të tjera.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
