E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vendim skandaloz për Belerin”, Xhaçka i përgjigjet Athinës zyrtare: Bëj thirrje të përmbaheni nga deklaratat që s’respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë

“Vendim skandaloz për Belerin”, Xhaçka i përgjigjet

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratave të Athinës zyrtate, pas lënies në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Përmes një njoftimi në Twitter, Xhaçka thotë se është e pamundur të kuptohet sesi pala greke kundërshton vendimin e gjykatës.

Ajo shton më tej se provat për arrestimin e tij janë të forta, pasi Beleri u kap duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër të lirë dhe zgjedhje të ndershme, ndërsa bën thirrje që Greqia të përmbahet nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.

“Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira - Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër të lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Nuk e kuptojmë se si shtetasi grek e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.”-shkruan Xhaçka.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›