U dogj një shtëpi në fshatin Sfeçël

Sot në orët e hershme të mëngjesit një zjarr i madh e ka përfshirë shtëpinë e Ramadan Topanicës në fshatin Sfeqël të komunës Podujevës
Ekipi kujdestar i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka pranuar informatën nga Qendra e alarmimit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë lokalizimin e zjarrit i cili kishte përfshirë tërë shtëpinë.
Zjarri nuk ka shkaktuar viktima në njerëz dhe as të lënduar. Mirëpo, shtëpia e familjes Topanica është djegur tërësisht, kurse shkaktarët e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihen.
Policia është duke zhvilluar hetimet lidhur me këtë rast. /Indeksonline/