E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të premten protestojnë shqiptarët, të shtunën maqedonasit

Siç duket Maqedonia po futet në një fushatë protestash dhe anti-protestash të vazhdueshme.

Pas paralajmërimeve se në rrjetet sociale po bëhen thirrje për protesta të shqiptarëve ditën e premte, këtë herë lajm i ngjashëm vjen edhe nga pjesa maqedonase.

Të rinjtë maqedonas po bëjnë thirrje për protesta gjatë ditës së shtunë.

Sipas njoftimeve të bëra në Facebook dhe Twitter, protesta do të mbahet të shtunën në ora 14:00 ndërsa do të fillojë para Kishës ortodokse për të vazhduar më pas deri para qeverisë së Maqedonisë.

Akoma nuk dihet se kush qëndron mbrapa protestës së të premtes të organizuar nga shqiptaër dhe asaj të së shtunës nga ana maqedonase./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›