U frikësohen vonesave
-490x320.jpg)
Përfaqësuesit e kompanisë TelcoAG, që momentalisht janë duke ndihmuar Qeverinë e Kosovës në procesin e tenderimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, mohuan të gjitha deklarimet për konflikt interesi apo afërsi mes tyre dhe kompanive konkurrente.
Ualter Shturm, anëtar bordi i Telco AG, mbron ekipin e vet duke thënë se kanë përfunduar tenderë prej më shumë se 3 miliardë eurosh në vitet e fundit dhe mohon të jetë në konflikt interesi me ndonjërin prej konkurrentëve për privatizimin e postës. Saktësisht me telefoninë mobile Telekom Austria. Ata deklaruan se nuk kanë pasur kurrë asnjë kontratë bashkëpunimi me këtë telefoni mobile, e nuk kanë as tash.
Express, para disa ditësh ka botuar një tekst ku tregon se Qeveria e Kosovës ka kërkuar edhe një kompani të dytë këshilluese për privatizimin e PTK-së, në saje të afërsisë së kësaj kompanie me Telekom Austrinë. Kompania TelcoAG, deklaron se është shumë larg me të gjitha kompanitë konkurruese. Frika e tyre e vetme në këtë proces është vonesa që mund të shkaktohet në saje të procedurave të zgjatura gjatë kualifikimit të këtyre kompanive apo konzorciumeve.
“Ashtu siç ka deklaruar tashmë edhe MEF-i në shpalljen e tenderit për Këshilltar Strategjik, Qëllimi i Këshilltarit Strategjik do të jetë për të punuar në bashkërendim të ngushtë me Qeverinë dhe më këshilltar të transaksioneve në mënyrë që të adresohen elementet strategjike të cilat mund të maksimizojnë të ardhurat nga transaksioni”, tha Ualter Sturm, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Telco AG.
Telco AG, tha Sturm, nuk ka hasur në ndonjë problem gjatë punës me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
“Në kemi takime të rregullta me MEF-in dhe jemi të kënaqur për bashkëpunimin tonë dhe po punojmë vazhdimisht në maksimizimin e përfitimit të Qeverisë së Kosovës në këtë proces privatizimi”. Kompania këshilluese nuk komenton asnjë çështje sa i përket deklaratave politike të Qeverisë.
“Komentimi i çështjeve politike në Kosovë është jashtë fushëveprimit të mandatit tonë. Sa i përket privatizimit të PTK-së, ne kemi përjetuar qëndrim pozitiv nga të gjitha palët relevante dhe ne vetëm mund të konfirmojmë përshtypjen tonë se ata janë të interesuar ne maksimizimin e përfitimeve për popullin e Kosovës”.
Konzorciumi këshillues nuk ka dashur të japë ndonjë shifër të përafërt për vlerën e shitjes së PTK-së. Ata thonë se përgjegjës për këtë punë dhe vlerën reale e të fundit duhet ta caktojë vetëm Qeveria e Kosovës.
“Ne kemi kontratë vetëm me Qeverinë e Kosovës që t`i ofrojmë këshilla dhe për këtë çështje jemi duke e respektuar në përpikëri”, tha anëtari i Bordit Sturm.
Tash dy javë, MEF, ka shpallur tenderin për kompaninë e dytë këshilluese për procesin e privatizimit të postës.
TelcoAG ka punuar në një numër të madh të proceseve të privatizimit dhe transakcioneve M&A në rajonin e Evropës Juglindore, përshirë edhe privatizimin në telefoni. Vlera e transaksioneve të ekzekutuar nga ekipi Telekom AG, gjatë katër viteve të fundit kap shumën prej 3 miliardë euro.