U frikësohen zgjedhjeve
_518648.jpg)
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e kanë ndërmend të bëjnë as edhe një lëvizje të vogël për rrëzimin e Qeverisë Thaçi.
Pavarësisht se ekzekutivi aktual që përbëhet nga koalicioni i PDK’së, Koalicionit për Kosovën e Re dhe partitë e pakicave ka mbetur me vetëm 59 deputetë, opozita tashmë ka dhënë sinjale se nuk e ka ndërmend të inicojë mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie.
I vetmi subjekt që angazhohet për një gjë të tillë është Lëvizja e Albin Kurtit.
Analisti nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime Politike (KIPRED), Ardian Arifaj ka thënë se dy partitë opozitare, LDK dhe AAK po iu frikësohen zgjedhjeve të parakohshme për shkak të çështjeve të pazgjidhura që i kanë brenda partive.
“As LDK’ja, e as AAK’ja nuk janë të gatshme për zgjedhje të reja. LDK’ja ka qenë e preokupuar dhe mbetet e preokupuar me reformimin e Partisë përbrenda, AAK’ja pa liderin e vet dhe pa ide të qartë se çfarë do të bëhet me liderin e Partisë, edhe ajo nuk ka qenë e gatshme për zgjedhje. Pa marrë parasysh sa janë kundër Qeverisë, nuk do të thotë që kanë qenë të gatshme të shkojnë në zgjedhje, sepse nuk janë të sigurta që në zgjedhje do të kalonin mirë”, ka thënë Arifaj për Express të dielën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...