E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U izoluan në “Majën e Qorres”, gjenden pas disa orësh kërkim 2 turistët anglezë

Dy turistë anglezë të izoluar në “Majën e Qorres” janë gjetur pas disa orësh nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum. Turistët kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, dhe pas disa orësh kërkim, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e tyre. Dy shtetasit anglezë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar.

Blutë e Orikumit sqarojnë se “Menjëherë pas marrjes së njoftimit se 2 turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.

Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›