E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap “mat” duke i marrë 70 mijë euro biznesmenit, arrestohet mashtruesi në Tiranë, hiqej si ZYRTAR (EMRI)

U kap “mat” duke i marrë 70 mijë euro

Një 52-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Shkodër, pasi akuzohet se ka mashtuar një biznesmen përmes rrjeteve sociale.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Shpëtim Hida, banues në Tiranë, ndërsa i janë sekuestruar 70 mijë euro të përftuara përmes mashtrimit.

52 vjeçari përdorte rrjetet sociale, duke kërkuar para dhe iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë operacionit policor të koduar "Arkitekti", shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Sh. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kohës që po i merrte shumën 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen), të cilin e kishte mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, duke iu prezatuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror".

Shuma 70 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet dhe një aparat celular.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 52-vjeçari ka mashtruar edhe shtetas të tjerë, në komunikimet në rrjetet sociale, duke i kërkuar para atyre, pasi iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›