Biden: Izraeli ka të drejtë të veprojë kundër Iranit
Kështu deklaroi zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden në një intervistë të publikuar dje.
Në intervistën për programin "This Week" të rrjetit televiziv ABC, Biden theksoi se Izraeli mund të vendosë vetë lidhur me mënyrat për përballimin e kërcënimeve nga një Iran i pajisur me armë bërthamor.
"Nuk mund t'i diktojmë një shteti tjetër sovran se çfarë duhet të bëjë kur vetë ekzistenca e tij është në rrezik", deklaroi Biden.
Netanjahu, i cili mori postin e kryeministrit në muajin mars, ka deklaruar se Izraeli nuk mund t'i lejojë Teheranit të pajiset me armë bërthamore, por ndërkohë ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake kundër Republikës Islamike.
Izraeli këmbëngul se nëse Irani siguron armë bërthamore, atëherë ky vend do të ishte një kërcënim ndaj ekzistencës së shtetit hebre, pasi presidenti konservator Mahmoud Ahmadinexhad ka bërë thirrje të hapura për "fshirjen nga harta të Izraelit".
Në vitin 2007, Izraeli bombardoi një impiant në Siri, ku sipas shërbimeve sekrete amerikane po ndërtohej një reaktor bërthamor me ndihmën e Koresë së Veriut.
"Nëse qeveria e Netanjahut vendos të ndërmarrë veprime ndryshe nga ato aktualet, atëherë kjo është e drejtë sovrane e tyre. Por kjo nuk është zgjedhja jonë", deklaroi Biden.