E Martë, 3 Nëntor 2026

U kapën me arsenal armësh dhe targa të vjedhura, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin, në kërkim babai i tij

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi u kap me arsenal armësh dhe targa të vjedhura në banesën e tij, ndërsa është shpallur në kërkim i ati.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre në Kurbin, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, 1 armë gjahu teke (Berreta) dhe një sasi fishekësh për armë gjahu, 1 palë dylbi si ato të armës së zjarrit snajper, 2 palë dylbi, 2 automjete dhe 2 targa franceze të dyshuara të vjedhura, si dhe një sasi bizhuterish të dyshuara të vjedhura.

Në pranga përfundoi Geri Rizvani(Lika), 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim i ati Zyhdi Lika, 48 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›