E Martë, 3 Nëntor 2026

Ishte në kërkim si pjesë e një grupi kriminal droge, arrestohet në Rinas 32 vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalizohet me suksese operacioni i koduar “Exit” ku ka rënë në pranga një 32 vjeccar nga Maqedonia e Veriut.

Në bashkëpunim mes Komisariatit të Policisë Rinas dhe  Interpol Tiranës, dhe homologëve maqedonas  32 vjeccari pjesëtari i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve, në Strugë.

Sipas Policisë së Shtetit, arrestohet me qëllim ekstradimin në Maqedoninë e Veriut, 32-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

32 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, Maqedonia e Veriut,  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në MV, me vendimin e datës 20.12.2023, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut.

Ky shtetas akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis. Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e shtetasit V. E. dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›