E Diel, 1 Nëntor 2026

QS, nis regjistrimi i "banoreve" te rinj

Regjistrimet per t'u akomoduar ne konvikte do te nisin sot, pikerisht me 3 tetor, nje jave perpara se te celet viti i ri akademik 2011-2012. Kjo do te thote qe te rinjte qe pritet te vijne nga qytete te ndryshme te Shqiperise dhe qe deshirojne te akomodohen ne konvikteve, do te kene nje jave afat per t'u regjistruar ne keto godina. Sipas drejtorit te Qytetit Studenti, Bujar Brovina, tashme gjithcka eshte gati per te pritur keta studente. Edhe kete vit tarifa e strehimit do te jete e njejte me ate te vitit te kaluar prej 40 mije lekesh te reja per gjithe vitin akademik. Pervec percaktimit te tarifes se strehimit, drejtoria e Qytetit Studenti ka detajuar edhe procedurat qe do te ndiqen nga studentet, per t'u regjistruar ne bujtinat perkatese, dokumentet qe kerkohen, si dhe kapacitetet. Kete vit te ri akademik, ne bujtina priten te akomodohen rreth 6500 studente, nderkohe qe premtohet qe strehimi i studenteve ne dhoma te behet duke iu ofruar kushte te favorshme higjieno-sanitare ne cdo kohe. Per t'u regjistruar ne bujtina, per vitin akademik 2011-2012, studentet duhet te paraqesin certifikate me fotografi te periudhes korrik-tetor 2011, ose fotokopje te kartes se identitetit, te shoqeruar me fotografi dhe te noterizuar, tre fotografi, si dhe vertetimin nga fakulteti perkates ku vazhdojne studimet, i cili duhet te jete i formatit origjinal. Per te perfituar sherbime mjekesore falas, sipas drejtorit, studentet duhet te sjellin prane qendres shendetesore te Qytetit Studenti kartelen mjekesore, mandatpagesen, urdher-regjistrimin nga inspektoret regjistrues, te cilet jane te vendosur prane cdo bujtine. Me perjashtim te studenteve te viteve te tjera, ata te vitit te pare do ta bejne pagesen e strehimit prane bujtinave ne momentin e regjistrimit. Ndersa, studentet e viteve II-VI, te cilet jane te shpallur ne liste-pasaporta sipas bujtinave perkatese, te planifikuar per vitin akademik 2011-2012, e bejne pagesen per strehim ne banke. Nderkohe nga data 7 tetor deri ne daten 8 regjistrohen e strehohen ne bujtina vetem studente te vitit te pare. Kete vit, drejtuesit e Qytetit Studenti kane gjetur nje zgjidhje ideale per te shmangur radhet e gjata me te cilat perballen shpesh gjate periudhes se regjistrimeve. Per te dytin vit me radhe, Qyteti Studenti ka nje faqe ne website-n e vet, qytetistudenti.al, ku jane te afishuar te gjithe emrat e studenteve, numri perkates i dhomes dhe i godines. Nderkaq, Drejtoria e QS-se ben me dije se ne te gjitha bujtinat do kete salla studimi, ne dhomat e strehimit jane vendosur lavamane, pasqyra dhe jane shtuar dushet ne katet e konvikteve. S.Isaku

Dokumentacioni i strehimit te studentit.

Vertetimi nga Fakulteti perkates ku kryen studimet, me vule te njome dhe i firmosur.

Fotokopje e Kartes se Identitetit.

Raporte mjekesore.

3- Cope fotografi.

Mandat Pagesen e strehimit, kjo per studentet te cilet kane qene ne bujtina per vitin akademik 2010-211 ( Viti 2-6 ) duke e bere prane B.K.T

Studentet e vitit te 1- re e bejne pagesen prane bujtinave.

Per regjistrim studenti i vitit te 1- re

Paraqet dokumentacionin prane Inspektorit Regjistrues ne bujtine.

Ben pagesen e qerase se strehimit tek arketari ne bujtine

Merr numrin e dhomes ku eshte bere regjistrimi.

Paraqitet tek administratori i bujtines, dorezon dokumentacionin, Mandat Pagesen dhe ploteson kontraten dhe kartelen e terheqjes se bazes materiale

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›