E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debati publik Rama serish ftese Berishes


Kryetari socialist Edi Rama fton sërish në një debat publik kryeministrin Sali Berisha.

Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor socialist, Rama theksoi se shqiptarët meritojnë të dijnë se cfarë ka ai vetë dhe kundërshtari i tij politik Berisha për t'i thënë sy më sy njëri-tjetrit. Po ashtu Rama thekson se shqiptaret  meritojnë të dijnë në një debat të hapur se cfarë synon opozita me ofertën e saj prej 10 pikash që i ka paraqitur maxhorancës.

"Nëse kryeministri ka një kundërofertë është i ftuar ta paraqesë dhe Debati publikFtesa rrezikon ftuesin Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht “Koha për një debat publik” ne do ta shohim me vëmendje, nëse i adreson më mirë se oferta jonë, ekzigjencat e BE-së", tha Rama.

Kreu socialist shprehu shqetësim që maxhoranca ende nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar për paktin për Shqipërinë, si gjithë Europa, të propozuar ditë më parë.

Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht

Ambasadori amerikan ne Tirane, Aleksandër Arvizu e ka mirëpritur propozimin e liderit të opozitës Edi Rama për një debat publik përballë kryeministrit Sali Berisha.

“Kam dëgjuar pak për këtë propozim, por nuk kam patur mundësi ta studioj me hollësi. Unë qartazi mendoj se ky debat apo diskutim nuk është ide e keqe. Kam dashur dhe shpresuar që të kishte më shumë mundësi për debat që gjatë zgjedhjeve vendore që kaluan. Megjithatë shikoj dicka të mirë, një vlerë në këtë propozim. Por përvec një debati publik mendoj se do të ishte më mirë që të dy liderët të kishin një takim privat mes tyre dhe jam i sigurtë që ata janë të aftë ta bëjnë këtë nëse do të donin vërtet ta bënin", u shpreh diplomati amerikan.

Ambasadori u tregua i gatshëm që këtë takim ta mirëpresë në shtëpinë e tij:

"Nëse do të ndihmonte unë jam i gatshëm të hap derën e shtëpisë sime për të realizuar këtë takim mes dy lidërve, jam i sigurtë që edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Ettore Sequi do të kishte dashur të ishtë në këtë takim. Gjithësesi vendimi i mbetet drejtuesve. Cfarëdo gjëje që ne mund të bëjmë për të lehtësuar tensionin politik, në jemi të gatshëm të bëjmë gjithcka që nevojitet për të realizuar këtë takim. Edhe nga këto festime duket qartë që ne jemi në anën e popullit shqiptar”, tha ambasadori Arvizu.

Rama: Me Berishën takohem vetëm para shqiptarëve

Menjëherë pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në blogun e vet në internet.

Në përgjigje të sugjerimit të diplomatit amerikan për një takim privat me Berishën, zoti Rama tha se privatisht takohet vetëm me miq, ndërsa theksoi se “Saliun e pret vetëm në debat para shqiptarëve”.

Nga ana tjetër kryeministri Berisha nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë propozim të Ramës.
 

 

Sondazh

Nëpërmjet medias Rama fton Berishën në debat publik, a mendoni se do ta pranojë kryeminstri ftesën?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_390'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(390); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Partneritet dhe miqësi
Dorian Koci - Njëzet vjet më parë, në datën 2 tetor 1991, pas një absurditeti të pakuptimtë edhe për vetë botën komuniste (pasi të gjitha vendet e ish- kampit socialist në Europë kishin marrëdhënie diplomatike me SHBA-të), absurditet që zgjati 45 vjet me radhë, në Shqipëri u rihap ambasada amerikane, pas rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike më 21 mars 1991. Censusi, probleme me etninë
Regjistrimi i popullsise ne qarkun e Korces ka nisur te shfaqe disa probleme, qe lidhen kryesisht me rubriken e etnise. Raportohet se ne disa raste familjet e anketuara kane kerkuar te fotokopjojne materialet pas regjistrimit dhe se ata kryesisht jane deklaruar greke.
89 vjet miqësi Shqipëri-SHBA
Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Amerikës e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë. Një LSI djathtas?!
Skender Minxhozi - Më në fund, për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Bamir Topi u tha pardje shqiptarëve nga ekrani i Sokol Ballës, se shefi i tij i dikurshëm është bërë për t’u mëshiruar. Berisha: Rama, strategji bllokimesh
Inaugurimi i rruges Gjinar -Elbasan, me një gjatesi 21 km dhe që lehtëson lëvizjen për 15 mije banore te zones atje dhe ka impakt ne zhvillimin e turizmit malor dhe agro-biznesit, ishte nje rast i mire per kryeministrin Sali Berisha te bente dallimin mes tij dhe Edi Rames.


Lajmet kryesore

Censusi, probleme me etninë
Korcë, fshati Shëngjergj: Ne jemi grekë
Vlorë, digjet makina e drejtorit të Policisë Bashkiake
Rikthehet për gjykim cështja e Aldo Bares
"Konomi", Halimi: Presim rezultatin e Prokurorisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›