E Shtunë, 31 Tetor 2026

U mbaron lejeqëndrimi, Shqipëria dëbon 12 të huaj

Policia kufitare dhe Migracioni ka vendosur dëbimin nga Shqipëria të 12 shtetasve të huaj, të cilët nuk kanë zbatuar ligjet shqiptare.

Gjatë aksionit janë kapur 12 shtetas të huaj, përkatësisht 9 maqedonas dhe 3 serbë, të moshës nga 18 deri në 45 vjeç, të cilët ushtronin aktivitete tregtare ambulante në zonat bregdetare.

1-P.I., 26 vjeç, me shtetësi maqedonase

2-S.I., 26 vjeç, me shtetësi serbe

3-D.I., 18 vjeç, me shtetësi serbe

4-E.D., 24 vjeçe, me shtetësi serbe

5-A.A., 43 vjeç, me shtetësi maqedonase

6-E.A., 25 vjeç, me shtetësi maqedonase

7-F.A., 40 vjeçe, me shtetësi maqedonase

8-B.A., 22 vjeç, me shtetësi maqedonase

9-S.A.,22 vjeç, me shtetësi maqedonase

10-R.A., 34 vjeç, me shtetësi maqedonase

11-R.A., 32 vjeçe, me shtetësi maqedonase

12-M.B., 24 vjeçe, me shtetësi maqedonase

Nga verifikimi i kryer rezultoi se këta shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me kushtet ligjore të përcaktuara për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Në këto kushte, bazuar ne Nenin 6 dhe 70 te Ligjit “Për të huajt” qëndrimi i tyre në territorin shqiptar konsiderohet i parregullt dhe ndaj tyre, u përpiluan Urdhra Largimi. Në rast të moszbatimit vullnetar të këtyre urdhrave, largimi i tyre do të kryhet në mënyrë të detyrueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›