8 zyrtaret e arrestuar te Metrologjise arrest me burg
Gjykata e Tiranës u ka komunikuar masën e sigurisë 8 zyrtarëve të drejtorisë së Metrologjisë, të arrestuar një ditë më parë.
Gjyqatrja Alkelina Gazidede i ka njohur me masën “arrest me burg” që gjykata kishte vendosur në mungese për ta më datën 16 nëntor.
Roland Celmeta, Moisi Musabelliu, Kristaq Thanasi, Hetem Basho, Armand Xhika, Arman Shuaipi, Agron Damzi dhe Sokol Lami u arrestuan nga policia e Tiranës pas një hetimi 7-mujor dhe akuzohen për korrupsion pasiv.
Nga vëzhgimi dhe përgjimi i punonjësve të kësaj drejtorie, ka rezultuar se punonjës të Drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit Tiranë, kanë kryer dhe kryejnë këtë veprimtari kriminale për përfitime personale në dëm të subjekteve private.
Ata shkonin pranë subjekteve, gjoja për kualidim të njësive matëse në përdorim, në një kohe që subjektet nuk ishin në zonën e kontrollit të tyre teknik.
Pasi prezantoheshin, ata u linin subjekteve mandate arkëtimi dhe etiketa tërësisht të falsifikuara dhe të skaduara në këmbim të një vlere të caktuar monetare.