Migjeni në Mynih
MYNIH- Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit të njohur shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, më i njohur nga lexuesit me pseudonimin Migjeni, organizatat dhe shoqatat shqiptare të Mynihut organizojnë një mbrëmje përkujtimore për këtë personalitet të shquar të viteve 30'-të, themelues i letërsisë moderne shqiptare.
Me këtë rast do të promovohet edhe filmi dokumentar me titull "Migjeni, ky uragan", i përgatitur nga gazetarja e njohur e Radiotelevizionit Shqiptar, Tefta Radi, me kamera të Agim Kurit. Mbrëmja përkujtimore mbahet të dielën, më datë 20 nëntor, nga ora 14:00, në ambientet e Klinikum Großhadern, në Mynih.
(m.a/GSH/BalkanWeb)