U mbyll edhe një gazetë

Cili është motivi që pronarët e tyre vazhdojnë të heqin një shumë të mirë të hollash nga bizneset e tjera të tyre dhe të financojnë humbjet në mediat që kanë ngritur? Qëllimi është i qartë: të sigurojnë pushtet për tu ruajtur nga rrufetë e pushtetit politik apo të sigurojnë tregje, tenderë apo hapësira për bizneset e tjera që kanë
Nga Agron Bala*
Sot u mbyll një gazetë e përditshme. Disa javë më parë një tjetër e përditshme u zhduk nga tregu. Natyrisht, çdo gazetë apo media që mbyllet është një varfërim i tregut, një zë më pak, një opinion i papublikuar, një mendim i pashfaqur për lexuesit
Deri këtu, veç trishtimit, nuk ka asgjë të veçantë. Tregu mediatik njeh e do njohë dështime e suksese, largime e hyrje të reja. Aq më shumë në tregun mediatik krejtësisht të çrregullt tonin. Ajo që më nxiti të shkruaj këto radhë është një grumbull pikëpyetjesh që ngrihen pasi merr lajmin e mbylljes së tyre.
Tashmë është një fakt I njohur publik, që shumë (për mos të thënë të gjitha) mediat shqiptare kanë si pronarë biznesmenë të fuqishëm, të cilët i kanë ngritur ato jo aq nga dëshira për të kontribuar në këtë fushë jetike për shoqërinë, por për të mbrojtur bizneset e tyre ose për të përfituar nga tenderët
Pavarësisht nga ky motiv, shumë prej mediave ia kanë dalë mbanë të mbijetojnë, të gjejnë vendin e tyre në tregun mediatik, madje të japin kontributin e tyre në informimin dhe ecjen përpara të shoqërisë. Më tej, disa prej tyre ia kanë arritur të mbijetojnë edhe ekonomikisht dhe të ekzistojnë si biznese të pavarura.
Kjo pavarësi ekonomike ka siguruar deri diku edhe pavarësinë editoriale të tyre. Por, pjesa më e madhe e mediave shqiptare dalin me humbje financiare. Pyetja është: Si mund të ekzistojnë ato me bilanc negative?
Cili është motivi që pronarët e tyre vazhdojnë të heqin një shumë të mirë të hollash nga bizneset e tjera të tyre dhe të financojnë humbjet në mediat që kanë ngritur? Qëllimi është i qartë: të sigurojnë pushtet për tu ruajtur nga rrufetë e pushtetit politik apo të sigurojnë tregje, tenderë apo hapësira për bizneset e tjera që kanë.
Është pikërisht kjo arsyeja që deformon jo vetëm tregun mediatik por edhe i kthen këto media nga institucione të informimit publik në tribuna të interesave personale të pronarëve të tyre.
Ndaj shumë prej mediave (kryesisht gazeta) ekzistojnë vetëm si emra dhe nuk kanë asnjë interes publik (disa prej tyre shesin 200 apo 300 kopje).
Por ajo që të trishton më shumë veç anës profesionale është edhe ajo emocionale. Shumica e këtyre mediave angazhojnë gazetarë të rinj, pa përvojë, që pranojnë kushtet e pronarëve. Dhe cilat janë këto kushte? Pa asnjë hezitim mund të them të mjerueshme.
Disa gazetarë paguhen e disa jo, pagat janë të mjerueshme, as që bëhet fjalë për kontrata pune, siguracione jete dhe shëndeti. Imponimi në punën e tyre është i përhershëm, duke i larguar ata nga çdo lloj pavarësie profesionale dhe ideore.
Gazetarët janë peng i humorit ose trishtimit të pronarit, i diellit apo shiut në mendjen e tij. Fatkeqësisht, ky raport i deformuar që në krijesë, sjell edhe një rezultat të deformuar.
Lajmin për mbylljen e së përditshmes së fundit ma dha një gazetar i saj, vite më parë student i imi. Një prej gazetarëve premtues sot në media.
Natyrë e qeshur dhe shumë punëtor. Kur e angazhoi në punë pronari i saj, i ofroi një vend drejtues, një rrogë të respektueshme për kapacitetin e tij, një kontratë pune të mirëfilltë dhe një garanci gojore për pavarësinë profesionale.
Ish-studenti më pyeti nëse ia vlente të angazhohej në këtë media që, sipas pronarit, donte ta bënte titullin më të lexuar të gazetave shqiptare.
Nga bizneset që kishte ky pronar, gjithçka të jepte garancinë se ky pasion i tij mund të realizohej me investime dhe burime njerëzore. Por sapo ky gazetar hyri në redaksinë përkatëse, të gjitha këto u harruan.
As kontratë, as pagë e rregullt, asgjëMesa duket ëndrra e pronarit për të bërë një media lider ishte një ëndërr në beze apo ëndërr në diell. Dhe shuarja e kësaj ëndrre të pronarit nuk pati asnjë pasojë për të, madje pas disa artikujve, komenteve dhe shkrimeve të ndryshme për X pushtetar, siguroi një kontratë mjaft të leverdisshme për qarkullimin në Tiranë
Por viktimat janë gazetarët e mbetur pa punë, pa rroga dhe pa siguracione. Madje, pothuajse të gjithë nuk kanë marrë akoma rrogat e disa muajve më parë
Në këto ditë të nxehta vere, disa nga kolegët tanë janë hedhur në rrugë. Askush nuk u shqetësua për ta. Askush nuk doli ti mbronte ata, të solidarizohej me ta. Nuk ka asnjë ligj për ti mbrojtur, për tu siguruar pagën që nuk u është dhënë dhe atë që duhet ti jepet çdo njeriu që hidhet në rrugë
Pronari as që denjon ti presë, ti dëgjojë apo ti paguajë për punën që kanë bërë
Natyrisht, ai nuk ka kohë për punë të vogla. Bizneset e tjera po i ecin shumë mirë.
Meqë është nxehtë do shkojë të pushojë, ndofta largParatë që ka ia lejojnë një luks të tillë. Por ish studenti im si dhe të gjithë gazetarët e kësaj medie, është në pritje të atyre parave për punën që ka bërë. Ai do të martohet pas disa ditësh. Një ditë e shënuar për jetën e tij. Dhe ky pronar ia hoqi buzëqeshjen, emocionin dhe ankthin pozitiv të martesës së afërt. Mbi të gjitha, ai nuk ka mundësitë financiare për ta realizuar festën e tij. Ai është i papunë dhe endet rrugëve të Tiranës i dëshpëruar
Një media tjetër u mbyll. Disa nga kolegët tanë janë të papunë. Presin një tjetër pronar që ti angazhojëDhe gjithçka të rinisë nga e para
(*) Dërguar nga autori, pikëpamjet janë personale
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: