Ku mendoni se jetojnë shqiptarët

Çfarë i kujtoni ju shqiptarët, ka njeri që të besojë se Edvin Kristaq Rama është shqiptari më i varfër ndër të gjithë shqipfolësit kudo që ekzistojnë me 3000 euro borxh e pa shtëpi e katandi? Pse ku mendoni ju që jetojnë shqiptarët që të hanë broçkulla të tilla? Në Eritre?
Nga Flamur Noka
Ka shumë ditë rresht që po hasim këtu fjalë të hedhura pa kandar, por që cenojnë sedrën dhe dinjitetin e çdo parlamentari serioz dhe e njollosin këtë institucion si një vend sharësish, shpifësish dhe përbaltësish ordinerë, ku synohet nga mëngjesi deri në darkë denigrimi dhe zhvlerësimi i parlamentarizmit.
Megjithëse dhe shpifësit dhe sharësit me porosi e dinë mirë se kjo është shterpësi politike, prapë se prapë e aplikojnë me zell se janë në kryerje të misionit të caktuar nga ai që urren parlamentarizmin, Edvin Rama.
Mirëpo zotërinjtë opozitarë kur pranojnë që disa kolegë të tyre të dalin e të tregojnë filma me pasurime e abuzime, na duhet tiu themi që në fillim të shohin nga të vetët dhe nga vetja e tyre, pasi çdonjëri prej tyre veç e veç ka pasuri të deklaruara sa të gjithë ne, deputetët e PD së bashku.
Kur të keqpërdorurit dalin e këpusin dokrra duhet më së paku tu tregojmë se jeni në zonë të minuar, pasi neve na pëlqen shumë kjo, se keni hyrë në fushën tonë, ju zotërinj miliarderë, që i keni bërë këto pasuri duke rrjepur shqiptarët çdo ditë.
Një pjesë e juaja keni qenë zyrtarë të këtij shteti në qeverinë e mamuthëve të korrupsionit dhe një pjesë tjetër e juaja staf dhe klientë pasuror dhe dashuror të përbindëshit të korrupsionit, që quhet Edvin Rama.
Si mendoni ju, se nuk e dinë qytetarët e këtij vendi që juve iu lidhin me Edvinin klientelizmi, lejet e ndërtimit, tenderët e rrugëve, tenderët e pastrimit apo para të tjera të pista dhe jo Partia Socialiste.
Çfarë i kujtoni ju shqiptarët, ka njeri që të besojë se Edvin Kristaq Rama është shqiptari më i varfër ndër të gjithë shqipfolësit kudo që ekzistojnë me 3000 euro borxh e pa shtëpi e katandi? Pse ku mendoni ju që jetojnë shqiptarët që të hanë broçkulla të tilla? Në Eritre?
A keni kurajë tiu thoni shqiptarëve atë që raporti i përvitshëm i Dooing Busines ka cituar qartë, se pozicionin e Shqipërisë në renditjen e korrupsionit e ka rënduar vazhdimisht korrupsioni galopant e i pafre në Bashkinë e Tiranës me lejet e ndërtimit? Po pse vallë këto miliarda euro që u vidhkan në Bashkinë e Tiranës, kush i vidhka?
Mos vallë rojet apo pastrueset e Bashkisë? Jo mor jo, pasi sot ai juve mund tiu bëjë qorra e shurdhë, siç dhe iu ka bërë, por shqiptarët jo. Milionat e eurove në Bashki, e dinë dhe e thonë të gjithë, që i merr vetëm një njeri dhe ky është Edvin Kristaq Rama.
Po kjo % që i qartësohej çdo biznesmeni që i afrohej Bashkisë prej 15% për çdo leje ndërtimi nga na doli? Mos e kemi nxjerrë ne? Ju e dini se këto i thonë në Tiranë ata që kanë tundur verdhushkat para shefit tuaj, ashtu sikurse disave prej jush ua ka matur kokën me spango për leje pallati, apo disa të tjerëve kur kandiduat.
A ndiheni të fyer sadopak kur kryetari juaj që iu ka bërë juve që jeni në këtë sallë në shkelje të plotë të ligjit me mbi 130 milionë euro pasuri, del e thotë se është më i varfri në botë? Apo iu thotë ju se ai është Mesia dhe ka ardhur në këtë botë për ju dhe jo për veten e tij dhe ju e besoni se erdhi Shpëtimtari. Mirë që nuk i thoni se nuk keni guximin, por të paktën a keni menduar se çfarë i bën ky njeri këto miliarda euro?Apo iu ka bindur Koço se Shpëtimtari i investon për bamirësi?
Po vila superluksoze me model antik në Dardhë të Korçës, e kujt është? E imja apo e kujt? E Edvin Kristaq Ramës dhe biles kur u nda nga bashkëjetuesja e detyroi me dhunë të bënte aktin e shitjes një mikut të tij. Po në Durrës, e kujt është vila e shënuar tek blloku i vilave të të njëjtit biznesmen të lidhur ngushtë me të, që për etikë nuk po ia përmend emrin. Po në Vlorë, tek Uji i Ftohtë, e kujt është vila që po ndërtohet dhe që punimet i mbikëqyr shoferi i Edvin Ramës, duke u përplasur me pronarët e tokës? Se mos dilni e thoni se vila është e shoferit, se është turp, sepse vila është e shefit të tij dhe tuajit bashkë. Po sa ka në Tiranë si këto që po them, pasuri të vënë në emra klientësh pasuror apo dashuror? Nuk do ti konsumoj të gjitha sot.
Kryetari juaj përveçse është hajdut me çizme, është edhe pervers. A nuk është perversitet vallë të dalë burri të presë miqtë në shtëpi me tanga? Po të pish kokainë dhe tua fshehësh atyre që ju kërkon të të besojnë qeverisjen a nuk është perversitet? Po kur ti paratë e një shtëpie i pi kokainë për një muaj dhe iu thua shqiptarëve se jam më i varfri mes jush, a nuk është fund e krye perversitet? Po po. Do ua themi atyre që na kanë votuar të gjitha për secilin prej nesh. Nuk iu pëlqen, po mateshit para se ti hynit kësaj rruge dhe të fillonit shpifjet. Dëshmitarët e kanë bërë publike atë që kanë parë, por unë nuk kam nevojë ti shoh se jam mjek dhe i njoh mirë simptomat e përdorimit të kokainës. Nxirrni ju një ekspert që të hedhë poshtë fërkimin e herëpashershëm të hundës, thithjen e herëpashershme të hundëve si refleks i thithjes që i bën pluhurit, kruarjen e llapës së veshit, tremorin dhe kërcimet e pakontrolluara që ai bën kur flet, etj etj.
Për të gjitha këto arsye ju jeni në këtë mjerim idesh dhe në këtë shterpësi argumentesh. Sepse bariu që prin tufën, është edhe hajdut edhe pervers. Kurse e gjithë grinja që ka nga pas përpiqet tia imitojë veset, pa e arritur asnjëherë nivelin e ustait. Por me ta do të merremi një herë tjetër, me secilin prej tyre, jo sipas hierarkisë politike, por sipas shkallës së molepsjes nga modeli i kryetarit.
(*) Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam q