U merr me forcë paratë turistëve, arrestohet

Arrestim / Foto arkiv
Është arrestuar nga policia për shkak se ka kërcënuar katër turistë nga Hungria. Ngjarja ka ndodhur në fshtatin Shëmri të Kukësit.
Fatmir Brija, gjatë drejtimit të automjetit ishte përplasur me makinën në të cilën udhëtonin turistë dhe i ka detyruar këta të fundit ti paguajnë dëmin e shkaktuar.
Pas ngjarjes, turistët kanë njoftuar ambasadën e tyre në Tiranë për incidentin e ndodhur. Kjo e fundit ka njoftuar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e 30-vjeçarit. Brija tashmë do të akuzohet për marrje të parave me forcë. /F.S/