Nuk janë gati për të hyrë në eurozonë
As një nga tetë vendet që parashikohet ti bashkohen eurozonës nuk është gati për një hap të tillë. Ky është mendimi i Bankës Qendrore Evropiane për Bullgarinë, Çekinë, Letoninë, Lituaninë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Suedinë.
BQE është e detyruar që të paktën një herë në dy vite të paraqesë raport për progresin e këtyre vendeve, raporton BBC.
Nga 10 vendet që nuk janë në BE, vetëm Britania e Madhe dhe Danimarka kanë refuzuar të hyjnë në zonën euro ndërsa pjesa tjetër pritet të bëhet pjesë në të ardhmen. /F.S/