E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U miratua me 74 vota pro, Manja: Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i pari i harmonizuar plotësisht me acquis e BE

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot, pas një seance maratonë, me 74 vota pro ndryshimet në ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ky është ligji i parë i votuar në Kuvend i harmonizuar plotësisht me BE.

“Me 74 vota pro, Parlamenti miratoi sot “Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale,” i pari ligj i harmonizuar plotësisht me acquis të Bashkimit Evropian. Ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e negociatave me BE, veçanërisht për kapitullin e “Grup-themelorëve.”

Faleminderit kolegëve për votën pro dhe për mbështetjen ndaj përpjekjeve tona për ta afruar Shqipërinë më pranë familjes evropiane!”, shkruan Manja në rrjetet sociale. May be an image of text /a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›