E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BE mirëpret miratimin e ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë mirëpriti sot miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të Ligjit të rishikuar për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pas bashkëpunimit intensiv dhe të frytshëm gjatë viteve të fundit ndërmjet ekspertëve të BE-së, Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes e Dhënave Personale.

“Rregullat dhe standardet e forta të mbrojtjes së të dhënave janë një pjesë thelbësore e një sistemi demokratik dhe janë shumë të rëndësishme në ruajtjen e vlerave themelore dhe të drejtave individuale. Kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, thekson zyra e BE-së.

“Zbatimi efektiv i rregullave të mbrojtjes së të dhënave do të kërkojë një nivel të lartë ndërgjegjësimi midis qytetarëve, sektorit privat dhe fuqizimin e kapaciteteve në administratën publike”, nënvizon zyra e BE në Tiranë.

Zyra e BE bën të ditur se, “një Komisioner i pavarur dhe me burime të mira i Mbrojtjes së të Dhënave do të vazhdojë të luajë një rol vendimtar”.

Projektligji u miratua në seancën e djeshme të Kuvendit.  /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›