E Diel, 1 Nëntor 2026

U nda nga jeta tragjikisht, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Enrik Mehmeti, Rama i bashkohet homazheve

Në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë po zhvillohen homazhet në nderim të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Familjarë, të afërm, miq, kolegë të medias dhe qytetarë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit, duke shprehur dhimbjen dhe respektin për të.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit. Pas daljes nga ambientet e teatrit, Rama u ka përcjellë ngushëllimet edhe kolegëve të Enrik Mehmetit.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në Zvërnec, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe kolegët e tij.

Në homazhe marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, gazetarë, qytetarë dhe personalitete të jetës publike, të cilët po i japin nderimet e fundit gazetarit të ndarë nga jeta.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›