E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Deputetët e përjashtuar të PD-së tentojnë të hyjnë brenda, ‘përplasen’ me Gardën

Deputetët e Partisë Demokratike, nisur që nga Sali Berisha, Flamur Noka, Luçiano Boçi kanë tentuar të hyjnë në ambientet e Parlamentit por kanë hasur në pengesën e gardës.

Deputetët të cilët tentojnë të hyjnë brenda Kuvendit janë përjashtuar në seancën e kaluar për shkak të shkeljes së rregullores, ndërsa pritet të nisë edhe protesta e opozitës përpara mjediseve të Kuvendit.

Ligjvënësit demokratë vijojnë të mbeten në dyert e Kuvendit duke kërkuar që të hyjnë brenda mjediseve pasi sipas tyre ajo që po bën kryeparlamentarja Lindita Nikolla është krejt e paligjshme edhe pse ndaj tyre është marrë masa disiplinore e përjashtimit pasi bllokuan foltoren seancën e kaluar.  Deri më tani mësohet se ish-kryeministri Berisha është futur në Parlament, ndërsa kolegët e tij që janë përjashtuar me vendim të Kuvendit, nuk janë lejuar. Mes deputetëve që nuk janë lejuar deri më tani janë Luan Baçi, ALbana Vokshi, Luçiano Boçi, Monika Kryemadhi dhe disa të tjerë.

Ndërkaq, teksa Kuvendi pritet të mbajë seancën e radhës, ku do të mbahet një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe ndërkohë pritet fillimi i protestës së opozitës ndaj qeverisë së kryeministrit Rama, Parlamenti ka rënë në errësirë. Ashtu siç raportohet para pak minutash në mjediset e Kuvendit është ndërprerë energjia elektrike dhe deputetët kanë përdorur telefonat e tyre celularë për të ndriçuar vendet rreth tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›