Rama takohet sot me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder

Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të hënë me kryeministrin e Bavarisë, Markus Soder. Sipas informacioneve, pas takimit, Rama dhe homologu Soder do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë. Kreu i qeverisë nuk do të marrë pjesë në punimet e seancës plenare në orën 17:00.
Kryeministri Rama në takimin që zhvilloi në tetor të vitit të shkuar me Soder, vunë theksin te fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes dy vendeve. Rama ka deklaruar se Soder është një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian.
E teksa sot kryeministri Rama do të jetë në takim me homologun e tij, opozita nga ana tjetër do të mbajë para Parlamentit protestën e radhës.
Tubimi i sotëm i opozitës, vjen pas protestës së mbajtur ditën e shtunë (11 shkurt), ku kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhën një sërë akuzash ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe kërkuan dorëheqjen e këtij të fundit.
/rtsh.al/