U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Bardhin

TIRANË, 8 janar /ATSH/ Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Bardhi u padit për shpifje nga OSHE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar, ku thuhej se OSHEE ka manipuluar përqindjen e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.
Në një deklaratë për mediet, avokati i Bardhit, Marash Logu, tha se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.
Marashi po ashtu bëri me dije se lidhur me denoncimin publik të Bardhit për abuzimet me energjinë elektrike është regjistruar procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
“U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje. Bardhi denoncoi abuzimin e shitblerjes së energjisë, një abuzim për shitblerjen e energjisë që ka kushtuar 180 mln euro. SPAK ashtu si edhe Gjykata e Posaçme konfirmuan se zoti Gazment Bardhi nuk ka kryer kallëzim të rremë, por ka përmbushur detyrën si deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PD. SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzimit, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës”, tha Logu.
Në akuzën e tij Gazment Bardhi ka deklaruar se ministrja Belinda Balluku ka shmangur shitblerjen e energjisë në bursë për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj.
/r.e//a.f/