U përfituan nga veprimtaria kriminale, sekuestrohet pasuri me vlerë 1 milionë euro në Cërrik

Është sekuestruar pasuri me vlerë 1 milionë euro në Cërrik. Pasuria në emër të 34-vjeçarit Eris Skënderi, dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.
34-vjeçari rezulton i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 6 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Me vendim të Gjykatës së Elbasanit u vendos sekuestroja e 5 pasurive të Skënderit, konkretisht: një objekti banimi me sipërfaqe 62 m2, një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2 , në Cërrik dhe 2 automjete dhe 1 motomjet.
“DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aseti”. Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 1 milion euro, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal i një 34-vjeçari të dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Në kuadër të një procedimi për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aseti”, si rezultat i të cilit është ekzekutuar vendimi i datës 24.09.2023, i i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të shtetasit:
Eris Skënderi, 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”“, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/