E Martë, 3 Nëntor 2026

Moti do të jetë me kthjellime, vranësira mesatare dhe reshje të pakta në verilindje

Anticikloni Afrikan po dobësohet gradualisht për shkak të një fronti të ftohtë nga Atlantiku i cili do prekë tagent Ballkanin verior edhe territorin e Shqipërisë.

E Enjte, 05 Tetor 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në mesditë, reshje të pakta në Veri të vendit. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,3-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenëme rritje në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 9/24°C
  • Zonat e ulëta 11/30°C
  • Zonat bregdetare 16/29°C

Kosovë

Kosova për dt. 05 Tetor 2023 do të ketë vranësira në shtim mesatare dhe reshje të pakta.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C – 13°C  në mëngjes deri në 24°C -26°C gradë Celcius në mesditë.

E Premte, 06 Tetor 2023

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në mesditë, reshje të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

  • Zonat malore 11/22°C
  • Zonat e ulëta 15/29°C
  • Zonat bregdetare 18/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›