Po i vendoste eksploziv një makine, por i shpërthen në dorë. Humb jetën 25-vjeçari

Një 25-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, si pasojë e shpërthimit të një eksplozivi.
Policia njofton se ngjarja u regjistrua në lagjen “Shënkoll” mëngjesin e kësaj të marte (29 tetor).
I riu dyshohet se po i vendoste eksploziv një makine që rezulton në pronësi të shtetasit Renato Ç., por lënda plasëse i ka shpërthyer në dorë. Ai u dërgua në spital me plagë të rënda, ku për pasojë humbi jetën.
Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
/rtsh.al/