E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderim për Janis Ricosin

18/06/2009  Poeti Janis Ricos është prezantuar përmes formave të ndryshme brenda krijimtarisë së tij, sepse ishte një krijues i shumanshëm…

Rico si poetik i thuri himn humanizmit, varfërisë, helenizmit laik, trashëgimisë kulturore kombëtare, vuajtjeve të një populli të përçarë. Poezia e tij është një agjiografi me fjalë të popullit të shenjtë – jo sepse ishte ortodoks, por sepse në shpirtin e tij laik e modern kishte lënë gjurmë përjetësia helene. Si poet kaloi përmes rrymave të ndryshme letrare të kohës së tij (surealizmit, realizmit socialist, poezisë moderne), por burimet e frymëzimit të tij ishin gjithnjë të njëjtat: përjetimet e “popullit të shenjtë” dhe të njeriut të përulur.

- Ricosi teatral shkroi grupe poezish, të cilat të japin përshtypjen e veprave teatrore, si “Sonata nën dritën e hënës”, një poemë lirike e shumëvargëshe, e cila zbulon shpirtin njerëzor dhe gërmon botën e së pandërgjegjshmes së tij, duke nxjerrë në sipërfaqe situata gjysmë të harruara të thellësisë, me tipare teatrale, aq sa në mënyrë të përsëritur janë detyruar aktorë e regjisorë ta interpretojnë këtë vepër si monolog teatror… dhe jo vetëm këtë.

- Ricosi piktor kombinon vargun me skicën, kthesën poetike me guralecin e pikturuar, poezinë me “pikturën skulpturore” mbi “kanavacë natyrore” (në vendet e dëbimit të tij), d.m.th guralecë të detit, në copëza druri dhe rrënjë që nxirrte deti, kuti cigaresh dhe letra mbështjellëse… të kampeve të dëbimit, të cilat ishin për t’u hedhur. Mbi këto materiale e përshtaste frymëzimin e tij në bazë të tipareve të tyre (formë, vëllim, ngjyrë, sipërfaqe), duke iu bindur asaj që ai vetë e konsideronte “skulpturë natyrale”. Në këtë mënyrë, Ricosi e shihte pikturën si një mënyrë ushtrimi të poezisë. Dhe kombinonte në mënyrë shprehëse dhe përshkruese, d.m.th poetike dhe pamore, frymëzimet e tij.

- Si përfundim, Ricosi muzikant është poet, vargu i guximshëm dhe i ndjeshëm i të cilit ka frymëzuar kompozitorët më të famshëm (si M. Theodorakis, H. Leondis etj.) të krijojnë muzikë për poezitë e tij, të cilat u interpretuan nga këngëtarë të mëdhenj si (Bithikoci dhe Jorgo Dalaras) dhe u kthyen në gojën dhe shpirtin e popullit grek si këngët e martirit kombëtar Riga Fereos, në puls kombëtar dhe marshim shpirtëror.

*(për Fondacionin Grek të Kulturës)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›